Me iniciativën e Kryeministrit z. Edi Rama, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës u organizua Panairin “Shqipëria Punët Tokë” më 29 dhe 30 nëntor. Ky është panairi më i madh bujqësor dhe blegtoral që u hap dyert fermerëve dhe sipërmarrësve shqiptarë ashtu dhe atyre  Kosovar dhe Maqedonas.

Produktet shqiptare u ekspozuan për njerëzit, nën skenografinë e vendit ku ata prodhohen. Gjithashtu afër këtij panairi ishte një arenë e manifestimit të kuzhinës shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinë dhe restorantet ofruan mundësinë e provimit të recetave më të spikatura.

Në panair ishin rreth 500 ekspozues të ndarë në kategoritë e mëposhtme kryesore:

  • Sipërmarrës të rinj në bujqësi
  • Agroindustri
  • Verë,
  • Alkool
  • Agrotourizëm
  • Fruta dhe Perime
  • Blegtori
  • Produkte Tradicionale
  • Banka
  • Fondet e Garancisë në Bujqësi etj.

Risi e këtij panairi ishte hapësira e dedikuar për të rinjtë dhe sipërmarrësit e rinj në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Në panair u dhanë informacion mbi skemat e mbështetjes dhe të gjitha instrumentet e financimit, ndihmën në hartimin e planeve të biznesit, gamën e mjeteve bujqësore, këndin e të rinjve dhe këndin e kuzhinës ku u gjetën enët tona tradicionale.

 

Leave a comment