Të konsumosh produktet Zepa, do të thotë të kërkosh të jesh në kontakt me territorin nga vjen dhe ku bën pjesë, të provosh thelbin e tij, të rizbulosh kënaqësinë e vërtetë të natyralitetit.
Bashkëpunëtorët tanë punojnë çdo ditë me pasion, përkushtim dhe drejtësi, duke ofruar lëndë të para të shkëlqyera.
Për prodhimin e produkteve të qumështit Zepa Natyral, sigurimi i lëndës së parë qumësht bëhet nga fermerët vendas. Qumështi i fresket mblidhet çdo mëngjes nga fermat, kryesisht të përqëndruara në zonën e veriut të Shqipërisë.
Pasuria e vërtetë e vendit tonë janë njerëzit që jetojnë dhe punojnë në blegtori dhe bujqesi, për të sjellë në tryezat e çdo familje shqiptare, shije dhe cilësi çdo ditë.
Ne në Zepa Natyral, këtë gjë e dimë mire, pasi këtë na e kanë demonstruar mbarështuesit tanë, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre ndihmojnë në krijimin e vlerës së vërtetë të kompanisë sonë CILËSISË.
Ne i kushtojmë vëmendje maksimale kafshëve dhe mirëqenies së tyre gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor.
Pasi jemi te sigurt që vetëm lopët e shëndetshme, të ushqyera në mënyrë natyrale, japin qumështin më të mirë. Kësaj i shtohet edhe kontrolli i ushqimit, i cili është krejtësisht pa OMGJ
Cdo ditë jemi të përkushtuar për të siguruar një jetë dinjitoze dhe komode përmes kontrolleve veterinare të shpeshta dhe cilësore, si dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndaj higjienës së hapësirave ku lopet jetojnë.
Kombinimi i teknologjisë së përpunimit dhe paketimit të produkteve të freskëta me qumështin e një cilësie të lartë garanton cilësinë dhe freskinë e produktit.
Fabrika e prodhimit Zepa Natyral është e ndërtuar në konformitet të plotë sipas standarteve europiane, e licencuar me të gjitha standartet e sigurisë ushqimore.
Kapacitetet aktuale të përpunimit dhe prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në fabriken e Zepa Natyral janë mbi 100 ton në ditë, me prespektivën në rritje në muajt e ardhshëm.
Gama e nënprodukteve të qumështit Zepa Natyral është mbi 40 produkte. Linjat për prodhimin dhe paketimin e produkteve të freskëta (nënprodukteve të qumeshtit) sigurojnë shumëllojshmëri produktesh të cilat vijnë në paketime të ndryshme, paketimet e vogla (150gr, 230gr, 450gr dhe 950gr) kos me fruta, kos natyral, krem djathi etj deri tek paketimet e medha (1 L dhe 1.5L) qumështi i fresket, kosi natyral, kosi i dhisë etj.
Marka Zepa Natyral është një garanci e produkteve të pastra dhe origjinale: pa OMGJ, që rrjedhin nga bujqësia tradicionale, të përpunuara sipas metodave rigoroze dhe duke iu nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme të cilësisë, nga ferma tek produkti i përfunduar.
Laboratori posedon apartuara laboratorike të cilat bëjnë të mundur analizimin e çdo parametri të qumështit. Përveç analizave cilësore dhe sasiore si (aciditeti, freskia e qumështit, pika krioskopike, yndyra, proteina etj) që Zepa Natyral i konsideron domosdoshmëri për një qumësht cilësor, të një rëndësie të veçantë laboratori vlerëson sigurisht edhe analizat që kanë të bëjnë me sigurinë e shëndetit të konsumatorit final, të tilla si: prezenca e antibiotikut, prania e mbetjeve reziduale në qumësht (aflatoksina), qelizat somatike, ngarkesa bakterologjike për të cilat nëse nuk janë brenda standartit qumështi refuzohet.