Produktet

Produktet e Zepa Natyral

Të konsumosh produktet Zepa, do të thotë të kërkosh të jesh në kontakt me territorin nga vjen dhe ku bën pjesë, të provosh thelbin e tij, të rizbulosh kënaqësinë e vërtetë të natyralitetit.

Miqësor me Ambjentin

Të vetëdijshëm se gjithmonë mund të përmirësohemi, përpiqemi të vazhdojmë në rrugën e ndjekur tashmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, duke kërkuar gjithmonë zgjidhje të reja që janë në harmoni me natyrën dhe territorin ku jetojmë!

Synimi ynë si kompani mbetet të reduktojmë sa më shumë plastikën dhe paralelisht të zhvillojmë një material alternativ, ndoshta edhe bio-kompostues për të gjitha produktet tona.

Së fundi, energjia e nevojshme për të gjithë procesin e prodhimit ne Zepa Natyral, vjen 100% nga burime të rinovueshme, në respekt të plotë të mjedisit dhe territorit;
Një pjesë e kësaj energjie gjenerohet nga një sistem paneli fotovoltaik i instaluar në çatinë e fabrikës sonë.

Qumështi

Qumështi Zepa Natyral është një produkt i veçantë si toka nga vjen, i përftuar nga mjelja e rregullt e kafshëve dhe është gjithashtu përbërësi kryesor për prodhimin e të gjithë linjës së nënprodukteve të qumështit, duke përfshirë këtu llojet e djathrave të tij, rikota, gjize, krem djathi, salcë kosi….

Nga kjo kryevepër qumështi, lindin produktet Zepa Natyral, të cilat konceptohen dhe projektohen për të sjellë në tryezën tuaj më të mirën që mund të ofrojë natyra.
Në linjën Zepa Natyral, dedikuar qumështit do të gjeni qumësht me yndyrë të plotë, qumësht UHT me jetëgjatësi, qumësht të skremuar, qumësht gjysëm të skremuar, qumësht të freskët të pasterizuar.

Kosi i Dhisë

Projektuar si për ata që vuajnë nga yndyrat e larta, ashtu edhe për ata që duan të provojnë kënaqësinë e shijes unike dhe të lehtë të kosit të dhisë. Vitalizon organizmin, për shkak të baktereve të shëndetshme që ka në përbërje ndihmon florën bakteriale, gjithashtu është i pasur me vlera të larta ushqyese, për shkak se përbërja e tij i përafrohet karakteristikave të qumështit të nënës.

Kosi Natyral

Shija e kosit Zepa vjen nga qumështi i tij i shijshëm.
Prodhimi i kosit tonë bazohet në koncepte të thjeshta: mirëqenia e kafshëve, respekti për mjedisin dhe inovacioni. Qumështi vjen nga stallat tona, ku mbarështohen lopet që prodhojnë një qumësht me proteina të larta që karakterizon kremosjen e kosit tonë.

Duke respektuar kohën e acidifikimit natyror të qumështit, ne jemi në gjendje të prodhojmë një kos veçanërisht delikat.
Kosi prodhohet duke ruajtur shijen origjinale tradicionale në kushte higjienike pa pasur kontakt me ajrin dhe duart.

Gjalpi

Një nga produktet e domosdoshme që nuk mund të mungojë në kuzhinë është sigurisht gjalpi Zepa Natyral, i shijshëm, delikat dhe gjithmonë i përshtatshëm për çdo gatim.
Gjalpi Zepa Natyral është i disponueshëm në katër formate: 125 gr, 250 gr, 500 gr si edhe së fundmi në variantin gjalp i shkrire në kuti me formatin 500 gr.

Ricotta

Ricotta është një produkt i përftuar nga ngrohja e hirrës së përftuar nga procesi i shndërrimit të qumështit në djathë. Me një shije delikate dhe të lehtë, është i përshtatshëm për t’u shijuar ashtu siç është ose i shoqëruar me perime të stinës; është gjithashtu ideale për përgatitjen e pjatave të shpejta dhe ëmbëlsirave të shijshme.

Krem Djathi

Kremi i djathit është një produkt i freskët dhe shumë ushqyes pasi përftohet nga kremi i qumështit. Për shkak të karakteristikave të tij të shijes dhe kremit, përdoret kryesisht në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe pastave të shijshme, por mund të përdoret si djathë i butë për t’u përhapur në bukë. Për ata që pëlqejnë shije të ëmbël, kremi i djathit është një shoqërues i shkëlqyer me reçel ose mjaltë.
Zepa ka si synim të kënaqe shijet e secilit, pasi kremi i djathit vjen në formatin 200gr, në variantin krem djathi lope dhe dhie

Jogofrut

Dashuri me Shijim të Parë!
Kosi i frutave i parë shqiptar i shtohet portofolit të produkteve Zepa.
Kremoz dhe delikat, me shije të ndryshme frutash, ideale për një mëngjes të mirëfilltë apo një mesvakt te lehtë alternativ.

Duke i kushtuar gjithmonë vëmendjen maksimale nevojave të konsumatorit, kosin e frutave e gjeni me shijet: luleshtrydhe, fruta pylli, pjeshke dhe qershi.
Cilësi, Shije dhe Freski.

has been added to your cart.
Kasa