Rreth nesh

Një Histori Suksesi në Rritje!

Frymëzimi që na udhëzon çdo ditë është toka ku filloi historia jonë. Ne besojmë në natyrën që ushqen mirëqënien e kafshëve.

Zepa Natyral u themelua në vitin 2017 me synimin për të ofruar në treg vetëm produkte të cilësisë më të lartë dhe një shkallë të lartë inovacioni.
Produkte të përgatitura me qumësht të freskët, të mbledhur çdo mëngjes nga fermat tona, kryesisht të përqëndruara në zonën e veriut të Shqipërisë.

Po në të njëjtin vit, krahas prodhimit të nënprodukteve të qumështit të lopës, në fabrikën Zepa Natyral filloi edhe prodhimi i nënprodukteve të qumështit të dhisë, i destinuar për t’u bërë produkti kryesor i Zepa Natyral: cilësia e lëndëve të para dhe një recetë ekskluzive e profesionisteve tanë, menjëhere fitoi zemrat e konsumatorëve shqiptar dhe jo vetëm.

Edhe sot fjalë kyçe janë Cilësia, Pasioni, Inovacioni, Qëndrueshmëria dhe Respekti për traditat, vlera që udhëheqin zgjedhjet dhe punën e çdo dite.

Teknologjia

Investimet në inovacionin teknologjik, inxhinierinë moderne të impianteve dhe trajnimin e punonjësve, na lejojnë të kemi një cikël prodhimi të shpejtë dhe efikas, i cili përfundon me sigurinë maksimale.
Teknologjia e prodhimit në fabrikën e Zepa Natyral është ajo Tetra Pak, linjat e prodhimit janë plotesisht të automatizuara.

Inovacioni

Ne përpiqemi çdo ditë t’u ofrojmë konsumatorëve tanë një gamë moderne produktesh plot risi në fushën funksionale dhe ushqyese: përbërës të pakët dhe të thjeshtë, pa ngjyrues artificial, konservues apo ëmbëlsues.

Certifikimet

Marka Zepa Natyral është një garanci e produkteve të pastra dhe origjinale: pa OMGJ, që rrjedhin nga bujqësia tradicionale, të përpunuara sipas metodave rigoroze dhe duke iu nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme të cilësisë, nga ferma tek produkti i përfunduar.

Një Kompani me
Energji të Rinovueshme

Energjia e nevojshme për të gjithë procesin e prodhimit vjen 100% nga burime të rinovueshme, në respekt të plotë të mjedisit dhe territorit. Një pjesë e kësaj energjie gjenerohet nga një sistem paneli fotovoltaik i instaluar në çatinë e fabrikës AGS.

Misioni dhe Vizioni

Me standart, cilësi, profesionalizëm dhe kërkim shkencor, të bindim qytetarin dhe konsumatorin Shqiptar për konsumin e produkteve dhe prodhimeve shqiptar.
Të bindur që vetëm nëpërmjet punës cilësore, përgjegjësisë së lartë, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të stafit të Kompanisë arrihen rezultatet e kërkuara.

Objektivat dhe Sfidat

Realizimi me Standart dhe Cilësi i të gjitha produkteve Zepa Natyral të prodhuara nga kompania “AGS sh.p.k”. Ruajtja e standartit dhe cilësisë si edhe shpërndarja e produkteve me adresë qytetarin dhe konsumatorin shqiptar dhe rajonal!
Të rritet besueshmëria e konsumatorit ndaj produkteve dhe prodhimeve shqiptare.