Kush Jemi Ne ?
Zepa Natyral është gama e produkteve natyrale (qumësht, nënproduktet e tij dhe lëngjet e frutave) të prodhuara nga kompania AGS shpk. Zepa Natyral sjell në treg prodhim vendas me cilësi, standart dhe siguri të lartë ushqimore.
Rrugëtimi Ynë
Krijimi Brand
Zepa u hodh në treg.
2017Hapja e dyqanit
Zepa Shop Premium (Rr Beqir Luga nr.3)
Nentor 2017Hapja e dyqanit 2
Zepa Shop Premium (Stadiumi Dinamo)
Janar 2018Distributor
ne te gjithe rrjetet e supermarketeve
Maj 2018Sukses
Zepa Natyral Brand I Konfirmuar
2018
Misioni
Vizioni
Objektivi
Sfida
Fabrika e prodhimit


Ferma – Qumështi grumbullohet në zonat e Lezhës dhe Shkodrës në ferma të seleksionuara dhe standartizuara konform kërkesave europiane për ushqyerjen, rritjen dhe mjeljen e kafshëve.
Transporti – Kryhet nga kompania me mjete të posaçme të paisura me veshje inoksi izotermike duke siguruar temperaturë të qëndrrueshme gjatë gjithë kohes së transportit të tij. Mjetet e transportit janë gjithashtu të çertfikuara për kushtet e tyre higjeno sanitare.
Pranim – Kontrolli i lëndës së parë kryhet për çdo parti qumështi sipas standarteve të parametrave të pranimit. Vula e cilësisë së parametrave fiziko kimik dhe mikrobiologjik për pranimin e qumështit jepet në laborator vetëm pas analizimit të mbi 20 elementëve të sigurisë së qumështit.
Përpunimi – Pasterizimi dhe Sterilizimi janë dy fazat më të rëndësishme në të cilat qumështi trajtohet termikisht jo vetëm duke rritur jetgjatsinë dhe natyralitetin e tij por edhe duke ofruar një produkt të sigurt nga ana mikrobiologjike. Falë teknologjisë inovative Tetra Pak të implementuar në fabrikë, Zepa Natyral ofron në tryezat tuaja produkte 100% të sigurta dhe cilësore.
Paketimi – Mbushja e qumështit në kushte aseptike dhe automatike në formatin Tetra Pak ofron sigurinë maksimale për shëndetin e familjes dhe shoqërisë.
Shpërndarja – Në bazë të protokollit të standartizuar për maturimin dhe çertifikimin përfundimtar të produktit jepet autorizimi i dokumentar për nxjerrjen e tij në treg. Produktet Zepa Natyral gjënden në të gjithë rrjetin e supermarketeve në Shqipëri.
Çertifikimet – Të gjithë produktet Zepa Natyral prodhohen konform standarteve ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë ushqimore si:
- FSCC 22000
- HALAL
- ISO 9001, 14001, 22000, 18001