A e dini se konsumimi i qumështit dhe produkteve të qumështit mund të ndikojë në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit gjatë shtatzënisë dhe në rritjen e mirë të foshnjës në muajt e parë të jetës?!

Back to Blog

A e dini se konsumimi i qumështit dhe produkteve të qumështit mund të ndikojë në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit gjatë shtatzënisë dhe në rritjen e mirë të foshnjës në muajt e parë të jetës?!

Konsumimi i qumështit dhe produkteve të qumështit gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin harmonik të fetusit, me efekte pozitive në shtimin e peshës, gjatësinë në lindje, gjatësinë e femurit dhe perimetrin e kafkës.

Për më tepër, vazhdimi i një diete të pasur me produkte qumështi nga nëna gjatë ushqyerjes me gji favorizon rritjen e mirë dhe një zhvillim adekuat në muajt e parë të jetës së foshnjes.

Qumështi dhe derivatet janë një burim i një game të gjerë makro dhe mikro-ushqyesish, kryesisht proteina, kalcium, fosfor, kalium, jod, vitaminë B12 dhe riboflavinë të cilat, në mënyrë sinergjike, janë në gjendje të nxisin rritjen korrekte të fetusit dhe peshën e duhur të lindjes, duke mbështetur gjithashtu një zhvillim adekuat në muajt e parë të jetës.

Në thelb, më shumë kalcium gjatë shtatëzanisë është sinonim i shëndetit më të mirë të kockave për foshnjen tuaj.

Share this post

Back to Blog