Udhëtimi i eksportit të produkteve të dhisë në USA
Pjesë e strategjive, për zgjerim të vendeve të eksportit në rajon dhe më gjerë të produkteve Zepa Natyral, u kurorëzua me sukses në Prill të vitit 2020, fillimisht me nisjen e eksportit të djathit të dhisë për në USA duke u pasuar edhe me eksportimin e qumështit të dhisë
Në një kohë të shkurtër, falë një bashkëpunimi në nivele të larta profesionale me kompaninë Albanian Products LLC me qendër në Philadelphia, u arrit një marrëveshje ekskluziviteti për distribuimin e produkteve Zepa Natyral në USA.
Edhe pse distanca gjeografike të vë përballë sfidave të përbashkëta që kërkojnë zgjidhjen, guida që vlen për t’u veçuar e Albanian Product LLC dhe bashkepunimi me Zepa Natyral arriti të plotësojë në kohë rekord kërkesat e konsumatorit vendas, por mbi të gjitha standartet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore në Amerikë të certifikuara nëpërmjet U.S. Food & Drug Administration. Sigurimi i transporti në kushte strikte frigoriferike për rreth 1 muaj ka treguar edhe një herë rëndësinë që kanë produktet natyrale të bulmetit për këtë kusht të domosdoshëm ruajtje në çdo hallkë të jetgjatësisë së tyre.
Udhëtimi për plotësimin e kërkesave ka qenë aspak sfidues për Zepa Natyral, marrë parasysh rigorozitetin pa kompromis të stafit të saj në ndjekjen e pikave kritike të kontrollit të qumështit si lënda e parë e certifikuar në laborator pas mbërritjes nga ferma, proçesimin termik të duhur për rritjen e sigurisë ushqimore si dhe teknologjinë bashkohore në stabilimentin prodhues që fabrika disponon.
Ecuria e deri tanishme është në nivele shumë të mira dhe me premisa për të zgjeruar gamen e produkteve natyrale. Kërkesat janë kryesisht në rritje për të gjithë produktet me origjinë nga qumështi i dhisë, për vlerat e larta ushqimore që ofrojnë në organizëm dhe njëkohesisht pa shtesa dhe konservant të panevojshëm duke ofruar 100% natyralitet në përbërjen e tyre, vetëm nga Zepa Natyral.
Rrugëtimi i vazhdueshëm i së ardhmes do të jetë i gjatë dhe i suksesshëm siç mund të ndodhë kur bashkpunëtore profesionist koperojne sëbashku!