Zepa Natyral edhe këtë vit pjesë e Festivalit Veror në Tiranë!
“Shijo Shqip” panairi që çdo vit bashkon të gjithë prodhuesit shqiptar, rikthehet sërish, për 4 ditë, në Tiranë, në pedonalen “Murat Toptani”.
Aktiviteti starton me 1 Qershor deri më datë 4 Qershor, i cili synon të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit për konsumimin e produkteve shqiptare, duke i dhënë mundësi konsumatorit që në keto ditë jo vetëm të njihet dhe të shijojë produktet shqiptare, por edhe të argëtohet, pasi të shumta do jenë dhe aktivitetet festive.
Zepa Natyral edhe këtë edicion konfirmon pjesmarrjen e saj, me të njëjtën dëshirë dhe entuziazëm si çdo vit, në Festivalin Veror.
Ju presim të festojmë së bashku!